Nga sot, Altin Qato nuk do të jetë më drejtor i Policisë së Elbasanit.
Burime për tirananews.al bëjnë me dije se Qato është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Policisë në qarkun e Elbasanit. Në vend të tij do jetë Arjan Muça.
Në këtë detyrë, Qato ishte emëruar në tetor 2017 me shpresë se do të ndalonte kriminalitetin në Elbasan.
Po kush është Altin Qato, ish-shefit që iu kërkua të bënte zap qytetin që ka dalë duarsh?
Ai ka mbajtur detyra të larta në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit. Para se të shkonte në Elbasan, ai mbante detyrën e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policsë së Shtetit, ndërkohë që më parë ka qenë edhe Drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit.
Qato ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Beratit si edhe të Shkodrës për disa vite.