Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Elbasani nderon Aqif Pashën, një nga firmëtarët e Pavarësisë, Mazniku: Projektet zhvillimore do të vijojnë me përkushtim

19:15 / November 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
587846794 18088463501286119 613080147113378836 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor në qytetin e Elbasanit u organizua një ceremoni përkujtimore në nder të firmëtarit të Aktit të Pavarësisë, Aqif Pashë Elbasani. Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë solemne, me pjesëmarrjen e autoriteteve vendore, përfaqësuesve politikë, qytetarëve dhe nxënësve, duke e kthyer homazhin në një akt simbolik respekti për historinë dhe identitetin kombëtar.

Në ceremoni morën pjesë deputetët e Elbasanit Adi Qose, Aulona Bylykbashi, Sara Mile, Evis Kushi, prefekti i qarkut Ilir Bejtja, drejtuesi politik Arbjan Mazniku, kryebashkiaku Gledian Llatja, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Të pranishmit vendosën kurora me lule dhe zhvilluan homazhe në nder të patriotit elbasanas.

Kryetari i bashkisë Gledian Llatja përcolli urimet për Festën e Flamurit dhe Pavarësisë, duke theksuar se respekti për figurat e historisë është detyrim qytetar dhe institucional. “Elbasani ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e shtetit shqiptar dhe ky mesazh duhet të shërbejë si edukim për brezat e rinj,” u shpreh ai.

Edhe drejtuesi politik i qarkut, Arbjan Mazniku, në përshëndetjen e tij, vuri theksin tek mirënjohja ndaj firmëtarëve të Pavarësisë dhe rëndësia e unitetit. ”28 Nëntori është një ditë reflektimi dhe bashkimi, ndërsa projektet zhvillimore në Elbasan dhe në mbarë qarkun do të vijojnë me përkushtim”,-tha Mazniku.

Elbasan Mazniku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026

Ish Presidenti kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias

15:59 / September 1, 2026

S’ka vjeshtë? Ekspertët italianë paralajmërojnë rikthimin e “kupolës së nxehtësisë” në shtator

15:51 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.