Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Elbasanllinjtë të dënuar në këtë ferr”, deputetja e PD: Të bëhet një hetim i thellë për mbetjet toksike

15:52 / August 24, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zheni gjergji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së në Elbasan, Zheni Gjergji ka reaguar për mbetjet e rrezikshme që dyshohet se janë gjeneruar nga “Kurum”. Gjergji shprehet se qytetarët e Elbasanit janë dënuar prej kohësh të jetojnë në këtë ferr mjedisor dhe ndotja e ajrit nuk është e re për ta, por tani sipas saj kemi kaluar nga krimi mjedisor në krimin e trafikut të lëndëve të rrezikshme.

Postimi i plotë:

Mbetjet e rrezikshme në Elbasan? Transparencë tani dhe menjëherë! Si deputete e Kuvendit, si qytetare, si prind jam thellësisht e tronditur nga zbulimi i trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme ku vendi ynë del i përfshirë dhe do të mbështes nismat e Grupit Parlamentar të PD për transparencë, sapo të nisë sesioni i ri i Kuvendit. Si e zgjedhur dhe e mandatuar nga qytetarët e Elbasanit ku edhe banoj, jam edhe më shumë e shqetësuar për këtë kanosje të mjedisit, të shëndetit, të jetës.

Kjo pasi shumë raportime, e të dhëna deri tani, sugjerojnë se gjeneruesi i mbetjeve është Kurum. E kuptoj se skena tani është bërë e madhe, nga Durrësi në Tajlandë, por s’duhet të harrojmë se Elbasani e banorët e tij, janë më të prekurit, duke qënë se Kurum e ka aktivitetin pikërisht në qytetin tonë.

Ndotja e ajrit nuk është e re për elbasanllinjtë që janë dënuar të jetojnë në këtë ferr mjedisor prej kohësh. Asgjë nuk ka ndryshuar me gjithë kërkesat tona, ngritjen e zërit e protestat prej ndotjes që vjen nga Metalurgjiku, që tanimë i është shtuar edhe kontributi i Bashkisë me inceneratorin.

Por tani mesa duket kemi kaluar nga krimi mjedisor, në krimin e trafikut të lëndëve të rrezikshme. Sërish me origjinë Elbasanin. Kjo kompani në fillim e ka mohuar. Por më pas, ka refuzuar t’i përgjigjet medias. I kërkoj drejtuesve të saj të bëjnë menjëherë transparencë e t’u thonë qytetarëve të Elbasanit ku prej vitesh ushtrojnë aktivitetin, nëse gjenerojnë lëndë të rrezikshme e toksike e si i trajtojnë ato. E kanë këtë detyrim ndaj elbasanllinjve.

E nxis prokurorinë e Durrësit që ka hapur procedimin, të bëjë një hetim të plotë e të thellë të rastit. Institucionet e agjensitë rajonale e lokale të bëjnë detyrën e të verifikojnë sipas ligjit, dyshimet që kanë lindur. Sa për qeverinë, e cila duhej të ishte në komunikim të vazhdueshëm me publikun prej ditës së parë, nuk kam asnjë shpresë. Me siguri ata janë të zënë duke numëruar turistët e renditur sukseset e paimagjinueshme të rilindjes.

Deputetja e PD-së në Elbasan zheni gjergji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.