Ndonëse vajzat e showbizz-it përpiqen të ruajnë veçantinë e tyre duke mos u shfaqur me të njëjtin ‘look’ në daljet e tyre televizive, ka shumë raste kur ato inspirohen nga njëra-tjetra apo në mënyrë të rastësishme bëjnë ‘xing’ me veshjet e tyre.
Rasti i Elhaida Danit dhe Xhensila Myrtezaj është më “i freskëti”. Ato kanë zgjedhur të dyja të njëjtën xhaketë, që në pjesën e përparme ka të hapur një zemër të qëndisur me gurë, e cila ekspozon edhe bustin. I vetmi ndryshim mes tyre është ngjyra, pasi Elhaida e ka në ngjyrën rozë, ndërsa Xhensila në të zezë.
E para ka qenë Elhaida që e ka veshur në klipin “Amore”, këngë e cila ishte pjesë e minialbumit “ZanIn” që këngëtarja e promovoi rreth një muaj më parë.
Ndërkohë, Xhensila ka publikuar vetëm pak më parë në llogarinë e saj në Instagram foto me këtë ‘look’, që po ashtu e ka përzgjedhur për projektin e ri muzikor.
“Gati gati, edhe pak”, ka shkruar këngëtarja refeeuar këngës, që përflitet se do të jetë bashkëpunim me Ghetto Geasy dhe Majk.
Ndodh shpesh që artistët bëjnë “xing” me të njëjtën veshje. E në të tilla raste natyrshëm të vjen pyetja, “Kujt i shkon më shumë?”…