Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Elisabeta Imeraj: Berisha të shkojë në SPAK, t’i bindet vendimit të gjykatës

20:19 / November 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ELISABETA IMERAJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çdo zyrtar apo politikan duhet të zbatojë vendimin e gjykatave. Kështu u shpreh ish-prokurorja Elisabeta Imeraj në “Dita jonë”, duke folur për sistemin e drejtësisë në vend besimin te publiku dhe çështjen Berisha. Ajo tha se ka një rrugë ligjore për ta kundërshtuar vendimin e gjykatës, por e rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin.

“Çështje të tilla për shkak të rolit 30-vjeçar në shoqërinë shqiptare do të kenë gjithmonë një lloj ngarkese dhe rëndese. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Politikëbërja e secilit individ të mos ndikohet nga hetimet e prokurorive. Shqipëria ka vuajtur nga demokracia. E rëndësishme është të mos ndërthuret politika me hetimin. Nuk mund të themi që i shpëtojnë ligjit. Prokuroria në vite ka kryer hapat përkatës për veprime hetimore. A ka qenë klima e duhur? A ka pasur vullnet politik?

Kjo është arsyeja kryesore pse nuk shkojnë deri n fund hetimet. Kjo lidhet me punën e prokurorisë. I bie që këta janë rregullatorët e e procesit. Le të shpjegojmë lidhjen shkak-pasojë. SPAK dhe gjykata duhet të shpjegojë në çfarë mënyre se një individ e ka të pamundur të miratojë një ligj i vetëm. Kush ka ndikuar ministri apo deputeti propozues? Kjo lidhet me dosjen në tërësi. Jam kundër çdo iniciative të personit qoftë politikan apo zyrtar që nuk zbatojnë vendimin e gjykatës. Ka një rrugë ligjore si kundërshtohet, por duhet të zbatohet”, tha ajo.

Lidhur me presionin ndaj gjyqtarëve e prokurorëve Imeraj tha se sot mënyrat janë sofistikuar. Ndërsa gjyqtaret femra, sipas saj, janë më të sulmuara.

“Prokuroria flet me akte, veprime e hetime. Ajo që shihet është që politika nuk heq dorë në të përfshirët në punët që nuk i takojnë. Ka mënyra nga më të ndryshmet për të ndërhyrë, intimiduar apo impresionuar. Mënyrat janë sofistikuar, janë më të fshehta. Hapen e mbyllen gazetat me emrin e prokurorit. Kërcënime ka pasur, do të ketë dhe ka aktualisht. Kur është hetuar një çështje e rëndësishme në Shqipëri, po të marrim një analizë, do vëmë re se presioni nuk ka të bëjë thjesht me dëmtim të shëndetit e familjarëve apo punësimet e familjarëve, por që nga momenti që hapet me emrin e filan prokurori. Gjyqtaret femra sulmohen më së shumti”, tha Imeraj.

Elisabeta Imeraj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.