Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Elon Musk kundër Sam Altman: “Kompania nuk është në shitje!”

22:36 / February 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elon musk
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Oferta e papritur e Elon Musk për të blerë OpenAI për 97.4 miliardë dollarë, u refuzua shpejt nga ish-miku i tij dhe shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman.

“Kompania nuk është në shitje, as misioni”, tha Altman për Sky News, ndërsa shtoi se kompania është e hapur për të blerë Twiter-in apo ndryshe “X”. “Megjithatë, me kënaqësi do të blejmë Twitter”, shtoi ai.

Ndërkohë, duke folur për “Bloomberg” nga Parisi, Sam Altman vuri në dukje se qëllimi aktual i Elon Musk është thjesht të pengojë Open AI dhe zhvillimin, ndërsa e përshkruan atë si një “konkurrent i cili thjesht po përpiqet të ketë një pozicion më të mirë për produktin e tij në tregun global”.

Ai theksoi se ajo që është më e rëndësishme sot është se modelet e inteligjencës artificiale do të bëhen sa më të dobishme për njerëzimin dhe mohoi zërat se kompania po ndryshon menjëherë kursin dhe po kalon nga një model falas në një model me pagesë.

Altman u pyet po ashtu nëse ai ishte i shqetësuar që Musk është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit dhe ka të ngjarë të ndikojë tek ai në lidhje me zhvillimet në Inteligjencën Artificiale.

Altman u përgjigj duke thënë se “ndoshta duhet të shqetësohem, por nuk jam”. “Çdo mëngjes kur zgjohem, gjithçka që më intereson është ta bëjmë teknologjinë tonë sa më të përdorshme dhe të dobishme për njerëzit”.

Por, kjo është përplasja e vetme midis dy ish-bashkëpunëtorëve të teknologjisë. Në vitin 2015, Musk dhe Altman themeluan OpenAI së bashku me nëntë sipërmarrës të tjerë të Silicon Valley, ku qëllimi sipas tyre ishte që nga inteligjenca artificiale të përfitojë i gjithë njerëzimi.

Por partneriteti nuk zgjati, pasi tre vjet më vonë Musk u largua pas një lufte nga ana e tij për pushtet.

“Elon donte që ne të bashkoheshim me Tesla-n ose donte kontroll të plotë”, shkroi kompania në një postim në 2024. Kur Altman dhe të tjerët refuzuan të dorëzonin kontrollin, Musk u largua, duke marrë me vete një donacion prej 1 miliard dollarësh, sipas OpenAI.

Ai Elon Musk Sam Altman
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.