TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Real Madrid fiton trofeun e 14-të të Champions League, ndërsa Ancelotti i pari trajner që fiton 4 trofe të Champions

23:51 / May 28, 2022

“Që kam raport erotik kjo nuk diskutohet”/ Spartak Ngjela tregon nëse është i dashuruar! Bora Zemani? E bukur

23:37 / May 28, 2022

Brenda dasmës së Ilir Shaqirit, pamjet e celebrimit nga Erion Veliaj!

23:15 / May 28, 2022

Këshilltari i Ramës në Liban premton kthimin e fëmijëve të mbetur në Siri

22:07 / May 28, 2022

Vonesat në organizimin e finales së Champions League, rrjeti çmendet me Parisin: Merrni shembull nga Tirana

21:55 / May 28, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

“Elon Musk-ut nuk i pëlqejnë rregullat”, DW: A do të bëhet Twitter-i një agjenci lajmesh të rreme?

14:50 / April 26, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Elon Musk-ut nuk i pëlqejnë rregullat. Nëse ai merr nën kontroll një nga platformat qendrore të komunikimit të botës moderne, kjo mund të jetë problem, është e mendimit Carolina Chimoy.

Platforma Twitter është përshkruar nga Elon Musk-u si “sheshi kryesor i qytetit”. Pjaca, me fjalë të tjera, ai vend, ku qarkullojnë lajmet për ngjarjet më të rëndësishme dhe aktuale. Pra, Musk-u e di shumë mirë se sa e rëndësishme është kjo platformë në kohën tonë si mjet komunikimi.

Instrumentalizim në dobi të Musk-ut?
Pyetja është: A është i vetëdijshëm ai se sa përgjegjësi kërkon kjo? Se nuk bëhet fjalë vetëm për fitim, si në një kompani private? Si një biznesmen i suksesshëm, a do ta shfrytëzojë ai tani platformën në favor të tij?

Disa ide i ka shprehur edhe më parë, nëpër intervista të ndryshme ose në Ted Talk-et e tij të fundit: Ka thënë se donte ta drejtonte Twitter-in si një kompani private dhe se platforma nuk bënte sa duhej për lirinë e fjalës (së cilës i mëshohet aq fort në SHBA), sepse komunikimi moderohet vazhdimisht në mënyrë të panevojshme, sipas Musk-ut. Por çfarë do të thotë “liria e fjalës” për të cilën flet Musk-u? A do të thotë se secili mund të thotë atë që dëshiron – edhe nëse kjo nuk është e vërtetë?

Musk-u gjithashtu ka theksuar disa herë se ai është kundër bllokimit të disa personave nga platforma. Një nga personat më të famshëm të ndaluar nga Twitter-i është ish-presidenti amerikan Donald Trump. Ai u ndalua nga Twitter-i, pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin, më 6 janar 2021. Twitter-i tha më pas se: “Pasi rishikuam me kujdes tweet-et e fundit të llogarisë @realDonaldTrump dhe kontekstin rreth tyre – veçanërisht se si perceptohen dhe interpretohen ato brenda dhe jashtë Twitter-it, ne e mbyllëm llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës.”

Musk-u, ky “absolutist i fjalës së lirë”
Por Musk-ut nuk i pëlqejnë rregullat. Në një intervistë ai e bëri të qartë se me të nuk do të ketë më kësi rregullash dhe mundësi bllokimi. Njeriu më i kamur i botës, me një pasuri prej rreth 270 miliardë dollarësh, dëshiron ta bëjë Twitter-in “imperativin social” të fjalës së lirë. Të gjithë duhet të jenë në gjendje të komentojnë çdo gjë, sipas Musk-ut, i cili e përshkruan veten si një “absolutist i fjalës së lirë”.

Një botë, e cila vështirë të imagjinohet, sepse miliarderi, në llogarinë e vet, i bllokon të gjithë ata që e kritikojnë atë ose kompanitë e tij/ Gazetarët që e kanë kritikuar gjithashtu ngacmohen rregullisht në llogarinë e Musk-ut në Twitter.

Asnjë pjacë nuk i përket vetëm një personi
Twitter-i mund të jetë “pjaca” e shekullit 21. Por ka disa dallime të rëndësishme: Komunikimi në pjacë nuk ka qenë kurrë i kufizuar në 280 shenja. Komunikimi personal ofron shumë më tepër informacion sesa një mesazh i shkurtër me tekst i shoqëruar nga maksimumi një fotografi.

Dhe dallimi më i rëndësishëm: pjaca e një qyteti nuk është kurrë në pronësi të një personi të vetëm dhe as nuk bie kaq shpejt në grackat e dezinformatave. Një tendencë, që në mungesë të rregullave, vetëm sa do të çojë në një polarizim edhe më të madh.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Britania po planifikon riatdhesimin e “shqiptarëve të paligjshëm” 

17:25 / May 28, 2022

Spanja miraton ligjin e ri, çdo abuzim do të konsiderohet dhunë seksuale

17:10 / May 28, 2022

Cërvenkovski: “Ballkani i hapur” ka përkrahjen time, na duhet bashkëpunimi rajonal

16:02 / May 28, 2022

Masakra në Texas: Policia federale ndërhynë 30 min. me vonesë nuk koordinon me atë lokale, kush dha….

14:22 / May 28, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Real Madrid fiton trofeun e 14-të të Champions League, ndërsa Ancelotti i pari trajner që fiton 4 trofe të Champions

23:51 / May 28, 2022

“Që kam raport erotik kjo nuk diskutohet”/ Spartak Ngjela tregon nëse është i dashuruar! Bora Zemani? E bukur

23:37 / May 28, 2022

Brenda dasmës së Ilir Shaqirit, pamjet e celebrimit nga Erion Veliaj!

23:15 / May 28, 2022

Këshilltari i Ramës në Liban premton kthimin e fëmijëve të mbetur në Siri

22:07 / May 28, 2022
Te fundit

Real Madrid fiton trofeun e 14-të të Champions League, ndërsa Ancelotti i pari trajner që fiton 4 trofe të Champions

23:51 / May 28, 2022

“Që kam raport erotik kjo nuk diskutohet”/ Spartak Ngjela tregon nëse është i dashuruar! Bora Zemani? E bukur

23:37 / May 28, 2022

Brenda dasmës së Ilir Shaqirit, pamjet e celebrimit nga Erion Veliaj!

23:15 / May 28, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.