Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata dhe stilisti i njohur, Valdrin Sahiti njihen për një miqësi të mirë së bashku. Ato janë të pranishëm në të gjitha eventet që organizon njëri ose tjetri, siç ka qenë dhe Elvana e pranishme në ditëlindjen e tij.
Me datë 12 Tetor, Valdrini ka festuar ditëlindjen dhe Elvana është kujdesur që t’ia bëjë të paharrueshme atë ditë duke e surprizuar në mënyrën më të bukur. Ajo i ka sjellë në Shqipëri DJ e njohur Mahmut Orhan të cilin dizenjuesi e ka të preferuar.
Pas këtij gjesti kaq special nga ana e Elvanës, Valdrini ka zgjedhur ta falenderojë publikisht duke i dedikuar fjalët më të bukura, të një miqësie të vërtetë.
“Në jetë, edhe në ‘showbiz’ mësova që duhet të jemi falënderues ndaj të mirave që na sjell zoti. Kam mësuar plot gjëra, por mbi gjithcka jam shumë krenar që kam mësuar të dua. Elvana, nuk ndalove kurrë duke më vërtetuar që ja vlen të duash jetën e miqtë e tu, ja vlen të jesh i mirë dhe të japësh dashuri çdo minutë. Për të gjithë ata që nuk e dinë Mahmut Orhan është Dj im i preferuar, pothuajse ndër të paktët idhuj që kam. Ela e solli surprizë në festën time, por ajo nuk solli vetëm atë. Solli kujtimet tona që krijuam pafund nën tingujt e këtij Dj, solli Londrën, Parisin, Stambollin, L.A, mbi të gjitha më mbushi shpirtin me dashuri dhe respekt. Pafund falënderues për miqësinë tënde, të do Drinki”, ka shkruar ai krahas një videoje të postuar në Instagram.
https://www.instagram.com/tv/B3m05DiHb0h/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix