Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata dhe stilisti i njohur, Valdrin Sahiti njihen për një miqësi të mirë së bashku. Ato janë të pranishëm në të gjitha eventet që organizon njëri ose tjetri, siç ka qenë dhe Elvana e pranishme në ditëlindjen e tij.

Me datë 12 Tetor, Valdrini ka festuar ditëlindjen dhe Elvana është kujdesur që t’ia bëjë të paharrueshme atë ditë duke e surprizuar në mënyrën më të bukur. Ajo i ka sjellë në Shqipëri DJ e njohur Mahmut Orhan të cilin dizenjuesi e ka të preferuar.

Pas këtij gjesti kaq special nga ana e Elvanës, Valdrini ka zgjedhur ta falenderojë publikisht duke i dedikuar fjalët më të bukura, të një miqësie të vërtetë.

“Në jetë, edhe në ‘showbiz’ mësova që duhet të jemi falënderues ndaj të mirave që na sjell zoti. Kam mësuar plot gjëra, por mbi gjithcka jam shumë krenar që kam mësuar të dua. Elvana, nuk ndalove kurrë duke më vërtetuar që ja vlen të duash jetën e miqtë e tu, ja vlen të jesh i mirë dhe të japësh dashuri çdo minutë. Për të gjithë ata që nuk e dinë Mahmut Orhan është Dj im i preferuar, pothuajse ndër të paktët idhuj që kam. Ela e solli surprizë në festën time, por ajo nuk solli vetëm atë. Solli kujtimet tona që krijuam pafund nën tingujt e këtij Dj, solli Londrën, Parisin, Stambollin, L.A, mbi të gjitha më mbushi shpirtin me dashuri dhe respekt. Pafund falënderues për miqësinë tënde, të do Drinki”, ka shkruar ai krahas një videoje të postuar në Instagram.

View this post on Instagram

Pas sfilates kisha organizuar nje feste ,me njerez te mite te ngushte per te festuar jeten ,kaq doja (dhe gzohem pafund qe kisha me kend dhe pse ). Ne jete (edhepse ne showbiz ) mesova qe duhet te jemi falenderues ndaj te mirave qe na sjell Zoti (universi )…. kam mesuar plote gjera por mbi gjitha jam shume krenar qe kam mesuar te dua . @elvanagjataaa nuk ndalove kurre duke me vertetuar qe ja vlen te duash jeten e miqte e tu ,ja vlen te jesh i mire dhe te japesh dashuri cdo minute …. Per gjithe ata qe se dine @mahmutorhan eshte DJ im i prefuar ,pothaujse njender te paktet idhuj qe kam ….. Ela e solli surprise ne festen time ,por ajo nuk solli vetem ate …. solli kujtimet tona qe krijuam pafund nen tingujt e kti DJ ,solli Londren ,Parisin,Stambollin ,LA…. mbi gjitha me mbushi shpirtin dashni e respekt …. Pafund falenderues per mieqesine tende 🙏🏻❤️ Te don Drinki

A post shared by VALDRIN SAHITI (@valdrinsahitiii) on

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here