Bia, është një nga këngëtaret e famshme të momentit e cila falë hitit “Best on Earth” në bashkëpunim me Russ është bërë edhe më e njohur në botën e muzikës. Kjo këngë ka arritur të renditet në 50 këngët më të mira në “Billboard”.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata gjen rastin ta urojë për këtë arritje të reperes amerikane, duke na zbuluar se qenkan mikesha të mira. Në instastory ajo e quan madje Bia-n motër.
“Jepi motër! I meriton të gjitha! Fitues është ai që ngrihet një herë më shumë sesa rrëzohet”, shkruan Elvana. Prej kohësh këngëtarja shqiptare po synon tregun ndërkombëtar e mbase me Bian është njohur falë kontakteve me artistë të huaj.


