Rikthimi i saj bëri bujë, por edhe kënaqi të gjithë fansat, pasi Elvana Gjata është mjaft e dashur për të gjithë.
Pas ngjarjes së rëndë në tetor, ku u përfshi i dashuri i saj, Elvana u shfaq në skenë për koncertin e Pavarësisë në Prishtinë.
Ka qenë Olti Curri ai që ka zbuluar në emisionin “Rudina” se kush e shoqëronte këngëtaren në këtë koncert. Ishin pikërisht prindërit e saj për të mbështetur vajzën e tyre. Zakonisht e shoqëron edhe e motra, Migena, e cila gjithashtu është këngëtare soprano. Por sipas Currit nuk ka mundur të jetë e pranishme për shkak se ka pasur një tjetër koncert të sajin.
