Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Emergjencat civile/ Ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar, mjete më efektive për ndërhyrje në territor

20:59 / December 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
demo 1764790335 ervindemo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të masave paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, mori pjesë në takimin e përbashkët me Ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, prefektët e 12 qarqeve dhe drejtues të strukturave kryesore të reagimit në terren.

Takimi vjen pas situatave me reshje intensive dhe përmbytje të lokalizuara, ku falë reagimit të shpejtë të strukturave vendore, dëmet u minimizuan.

Ministri Demo theksoi se faza e ardhshme kërkon jo vetëm koordinim, por edhe forcim real të kapaciteteve të bashkive, duke e konsideruar këtë thelbësore për menaxhimin efikas të emergjencave.

“Po u japim më shumë fleksibilitet financiar bashkive, që ato të kenë mundësinë të trajtojnë më mirë burimet njerëzore dhe të kryejnë ndërhyrjet e nevojshme në territor sa më shpejt dhe me sa më pak burokraci,” deklaroi Demo.

Ai vuri theksin edhe te reformat në proces, duke nënvizuar se qeveria po ndërmerr disa ndryshime ligjore për të rritur kontrollin mbi territorin dhe për të forcuar rolin e strukturave vendore në reagimin ndaj emergjencave.

“Po modernizojmë mënyrën e funksionimit të ligjit të prefektit, policisë bashkiake dhe inspektoriateve të territorit (IMT). Këto reforma do të sigurojnë jo vetëm më shumë përgjegjësi, por edhe më shumë efikasitet dhe llogaridhënie,” u shpreh ministri.

Ministri Demo e mbylli duke theksuar se forcimi i pushtetit vendor dhe profesionalizimi i mëtejshëm i strukturave në terren është rruga e vetme për të garantuar reagim efektiv dhe mbrojtje të qytetarëve në çdo situatë emergjente.

efektive Emergjencat civile financiar fleksibiltet mjete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.