TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Skënderbeu aktiv në fundin e merkatos, në Korçë afrohen dy futbollistë

21:25 / January 31, 2023

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë, është një mashtrues i rëndomtë

21:22 / January 31, 2023

Ngjela zbulon pse SHBA dhe BE i bëjnë presion Kurtit për asosacionin

21:17 / January 31, 2023

Gjykata në Iran dënon me 10 vjet burg një çift kërcimtarësh

21:15 / January 31, 2023

A është apo jo në një lidhje jashtë shtëpisë së “BBV” Luiz Ejlli?

21:05 / January 31, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Emergjencat civile: Vijon i bllokuar aksi Bogë-Theth! Ja ku paraqitet situata më problematike

12:49 / January 23, 20235 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Moti i keq vijon në pothuajse të gjithë vendin. Emergjencat civile kanë sjellë raportimin e situatës nga moti i keq në të gjithë vendin. Sipas raportimit të Mbrojtjes, në Vlorë e Gjirokastër mund të ketë vërshime të lumenjve e rrëshqitje dherash. Në qarkun Shkodër 1400 ha tokë e përmbytur, në Lezhë 350 ha. Vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët e dëborës aksi Bogë-Theth. Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Në zonat malore në lartësitë 700-800 mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët.

Njoftimi i plotë

I gjithë territori i vendit do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane të këtyre qarqeve mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në zonat malore në lartësitë 700 – 800 mbi nivelin e detit do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët. Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile nuk paraqiten problematika të theksuara. Niveli i lumenjve Drin dhe Buna janë nën nivelin kritik dhe lumenjtë e tjerë janë në kuota normale duke mos paraqitur problem për përmbytje. Kuotat e lumit Drin në pikëmatjen në Lezhë është në nivelin 0,5 m nga 2 m që është niveli kritik. Në Shkodër në hidrometrin Ura e Bahçallëkut shënon kuotën 5,85 m nga 7,5 m niveli kritik. Niveli i liqenit në hidrometrin Ura e Bunës shënon kuotën 8,4 m nga 8,7 m niveli kritik.

Niveli i lumit Vjosa në pikëmatjen Ura e Mifolit është 4,7 m nga 8 m që është niveli kritik. Hidroforët janë gatishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Sasia e prurjeve në basenin ujëmbledhës të Fierzës ditën e sotme është 600 m3/s; në basenin ujëmbledhës Koman – Vau i Dejës është në Koman 290 m3/s dhe Vau i Dejës 50 m3/s. Në kaskadën e Drinit vijojnë shkarkimet me 303 m3/s. Shkarkimet në digën Ura e Fanit janë 39 m3/s. Në hidrocentralin Ulëz dhe Shkopet shkarkimet janë 220 m3/s. Për sa i përket furnizimit me energji, ka problematika në të gjitha qarqet, më të pakta janë në qarkun Korçë dhe Kokës.

Strukturat e OSHEE janë duke punuar në terren pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike në kohë. Në qarkun e Shkodrës në total ka rreth 1400 ha tokë bujqësore të përmbytur. Në njësinë administrative Ana e Malit është 1300 ha dhe njësinë administrative Dajç është 100 ha. Më qarkun e Lezhës kemi zvogëlim të sipërfaqes së tokës së përmbytur nga 690 ha që ishte në datën 22 janar 2023 në 350 ha. Në bashkinë Lezhë janë 250 ha dhe në bashkinë Kurbin 200 ha.

Për sa i përket infrastrukturës rrugore, vijon qarkullimi normalisht në të gjitha rrugët nacionale. Në bashkinë e Tropojës trashësia e dëborës ndryshon nga 15 cm deri në 50 cm, në bashkinë Kukës në disa zona trashësia e dëborës është nga 10 cm deri në 25 cm. Ne aksin rrugor Korçë – Dardhë trashësia e dëborës arrin deri në 10 cm. Vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët e dëborës aksi Bogë – Theth i cili ka prezencë dëbore mbi 1 cm.

Vazhdon të jetë i lartë niveli i ujërave të “Përroit të Thatë” duke mbajtur të bllokuar segmentin rrugor Dedaj – Boge, pikërisht në kilometrat 5,5 dhe 13,5, ku nëpërmjet sinjalistikës provizore kalimi orientohet në rrugë alternative. Rruga e Obotit vijon me prezencë uji edhe ditën e sotme me një nivel 65 cm, për të cilën Forcat e Armatosura po mundësojnë transportin e qytetarëve.

Aksi rrugor në Currila, bashkia Durrës, i cili u bllokua mëngjesin e sotëm nga rrëshqitjet e dherave është pastruar nga strukturat e bashkisë dhe vijon qarkullimi normalisht. Strukturat e ARRSH dhe strukturat e pushtetit vendor po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve. Nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është pezulluar procesi mësimor në 13 shkolla të njësive administrative Pult, Shosh dhe Shalë të bashkisë Shkodër.

Situata e emergjencës në të gjithë territorin e RSH është nën kontroll, vazhdon pa ndërprerje bashkëpunimi dhe angazhimi i të gjithë institucioneve dhe strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile. Deri me tani janë angazhuar në nivel qendror 60 forca ushtarake me 7 mjete të kalueshmërisë së lartë.

Ministria Mbrojtjes dhe Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile, do të vijojnë të jenë në gatishmëri dhe do të aktivizojnë kapacitetet në nivel kombëtar për menaxhimin e çdo lloj situate që mund të krijohet si pasojë e kushteve të motit. I bëjmë thirrje qytetareve të shmangin udhëtimet me qëllime turistike në zonat ku ka prezence dëbore, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qarkullojnë me goma dimërore dhe zinxhirë sipas rekomandimeve të autoriteteve rrugore dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje.

Emergjencat civile moti keq
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë, është një mashtrues i rëndomtë

21:22 / January 31, 2023

Gjiknuri dhe Mediu bashkë në Kongresin Amerikan: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE

21:03 / January 31, 2023

A u shantazhua Ilir Meta si president nga ish-zyrtari i FBI-së, McGonigal?

20:44 / January 31, 2023

Berisha: Rama-McGonigal bënë një grusht shteti në Shqipëri

20:34 / January 31, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë, është një mashtrues i rëndomtë

21:22 / January 31, 2023

Ngjela zbulon pse SHBA dhe BE i bëjnë presion Kurtit për asosacionin

21:17 / January 31, 2023

A është apo jo në një lidhje jashtë shtëpisë së “BBV” Luiz Ejlli?

21:05 / January 31, 2023

A u shantazhua Ilir Meta si president nga ish-zyrtari i FBI-së, McGonigal?

20:44 / January 31, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Skënderbeu aktiv në fundin e merkatos, në Korçë afrohen dy futbollistë

21:25 / January 31, 2023

Meta: Dorëheqja e Bashës nuk ekziston në Gjykatë, është një mashtrues i rëndomtë

21:22 / January 31, 2023

Ngjela zbulon pse SHBA dhe BE i bëjnë presion Kurtit për asosacionin

21:17 / January 31, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.