Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emërime nepotike në Bashkinë e Kavajës, Qosja punëson djalin e tezes, dhëndrin, krushkën në poste kyçe!

21:20 / September 26, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkia Kavaje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës emërimet nepotike në Bashkinë e Kavajës. Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i zgjedhur në 14 maj 2023, ka bërë disa emërime të njerëzve të afërt.

Ai ka punësuar disa kushërinj, bashkëshorten e dajës, burrin e kushërirës së parë, krushkën. Dhe, të gjithë në poste kyçe, si në marrëdhëniet me publikun, në urbanistikë, te kabineti apo te prokurimet. Qytetarët e thjeshtë çdo ditë përballen me këta persona kur shkojnë në bashki.

Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën informacion dhe një listë e këtyre emërimeve. “Jurgen Kariqi, djali i tezes së Qosjes, është emëruar shef kabineti. Mimoza Beçerri, nusja e dajës, është emëruar përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun. Agron Xhihani, burri i gocës së dajës, është emëruar përgjegjës i Urbanistikës. Romina Kala, kunata e motrës (krushka) është emëruar përgjegjëse te prokurimit publike” thanë burimet nga Bashkia e Kavajës. Mësohet se, pas marrjes së detyrës së Qosjes, edhe goca e dajës së tij, Selma Beçerri, është emëruar te Sportelet e ADISA-s. Siç edhe shihet, emërimet janë bërë në postet kyçe në këtë bashki, në vendet më të lakmuara për të gjithë administratën.

Pas këtyre informacioneve, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Bashkinë e Kavajës, teksa personat e parë që ndesh janë pikërisht të afërmit e kryetarit Fisnik Qosja. Fillimisht, gazetarët e Fiks Fare interesohen në bashki për këto emërime nepotike dhe shkojnë në zyrën e Urbanistikës për të marrë një informacion sesi mund të aplikohet për një leje rregullimi territori. Fillimisht, gazetarët flasin me një punonjëse të asaj zyre dhe në një moment të caktuar Fiksi kërkon të flasë me një tjetër punonjës të asaj zyre, pikërisht me Agron Xhihani i cili mban detyrën e përgjegjësit të urbanistikës. Gazetarët i kërkojnë një informacion për sistemimin e një prone, meqë është i ri dhe e njeh më mirë zonën. Agroni (burri kushërirës së kryetarit) e sqaron gazetaren për hapët që duhet të marrë.

Më pas, Fiksi pyet një nga rojet e Bashkisë Kavajë se ku është e punësuar Selma Beçerri, që është vajza e dajës e kryetarit të bashkisë. Ai na konfirmon që është vajza e dajës së kryetarit dhe është punësuar aty rishtazi. Roja nuk ishte shumë i sigurt për vendin dhe drejtohet tek Mimoza, nusja e dajës së kryetarit, që punon përgjegjëse aty. Pasi i tregon rojës zyrën se ku punon e bija Selma, vetë roja na tregon se Agroni është dhëndri i Mimozës.

Gazetarët e Fiksit shkojnë në Bashkinë e Kavajës, te sporteli dhe kërkojnë takim me kryetarin z. Fisnik Qosja. Punonjëset thonë se nuk ndodhet në zyrë. Fiksi kërkon shefin e kabinetit, z. Jurgen Kariqi, ndërsa punonjëset përgjigjen se nuk ndodhet në zyrë. Punonjësja e sportelit thotë se “duhet të bëni një kërkese me shkrim dhe të shkruani arsyet që doni të takoni kryetarin apo edhe për informacionin”. Gazetarët i kërkojnë se duan ta pyesin personalisht kryetarin për disa emërime. Punonjësja vijon të thotë se “bëni një kërkesë me shkrim”. Më pas, gazetarët e pyesin nëse është znj. Mimoza Beçerri. Ajo thotë po, teksa i bëjnë me dije se një nga arsyet se përse kishin shkuar në bashkinë e Kavajës ishte edhe emërimi i saj si përgjegjëse e marrëdhënieve me publikun. E pyesin se çfarë lidhje ka me kryetarin e ri, ndërsa thotë se “bëni kërkesë”. E pyesin se kur është emëruar, sërish nuk jep informacion dhe ngrihet nga karrigia e punës dhe futet brenda në bashki. Teksa te dera e bashkisë vijnë “përforcime”, punonjës të policisë bashkiake.

Grupi i Fiksit pret disa minuta dhe i kërkojnë punonjëseve të tjerë që të lajmërojnë shefin e kabinetit, përgjegjësin e urbanistikës apo edhe kryetarin. Asnjë nuk pranon që të na takojë. Në fund, i bëjnë kërkesë me shkrim Bashkisë së Kavajës, kryetarit z. Fisnik Qosja duke e pyetur se çfarë lidhje familjare ka me punonjësit. Kur janë emëruar, cilat kanë qenë kriteret e emërimit, është bërë ndonjë konkurs apo jo. Deri në transmetimin e kësaj kronike, Bashkia s’na ktheu përgjigje!

emerime Kavaje nepotike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.