Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emërohen drejtuesit e përkohshëm të 4 Prokurorive në rrethe

13:48 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbledhja2mars
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte, Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Këshillit, por gjithashtu ishin ftuar edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Programi OPDAT.

Mbledhja ka nisur me miratimin e proces-verbalit të seancës plenare të datës 13.04.2022, ndërsa është drejtuar nga kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zotit Alfred Balla. Më pas, përmes praktikës së caktimeve të përkohshme, Këshilli ka vendosur unanimisht miratimin e projekt-akteve për caktimet e përkohshme në pozicionin Prokuror për zonjën Elidjana Kasa, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Ndërkohë, me 8 (tetë) vota pro, 1 kundër (z.Sokol Stojani) dhe në mungesë të zotit Zeqir Hoda, pas deklarimit të konfliktit të interesit nga ana e tij, Këshilli miratoi edhe projekt-aktin për caktimin e përkohshëm në pozicionin Prokuror, të zotit Kujtim Basha, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Në vijim, janë miratuar unanimisht caktimet e përkohshme për katër (4) Drejtues të zyrave të prokurorive si vijon;
– Miratimi i projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Asllan Bajramaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet;
– Miratimin e projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Kledian Llaho, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë;
– Miratimin e projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Aurel Zarka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë;
– Miratimin e projekt – aktit për caktimin e përkohshëm të zotit Moisi Duda, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht të miratojë projekt-aktin për mbarimin e statusit të magjistratit për zotin Brahim Dragjoshi, prokuror pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër si dhe pranimin e kërkesës dhe miratimin e qëndrimit në detyrë të magjistratit z. Thoma Jano, deri në mbushjen e moshës 70 vjeç.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.