Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Emigrant në Angli, Flamurtarit i ikën edhe një mbrojtës nga skuadra

15:18 / May 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
licaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lejdi Liçaj prej ditësh është larguar nga Flamurtari. Është menduar fillimisht se futbollisti vlonjat do të kthehej shpejt për shkak të një problemi personal, por nuk ka ndodhur kështu. “Panorama Sport” mëson se ky është largimi përfundimtar i tij nga klubi vlonjat, pasi lojtari ka menduar të emigrojë drejt Anglisë.

I kontaktuar nga gazeta, Liçaj nuk jep asnjë arsye për largimin e tij nga Flamurtari. Liçaj u largua nga Flamurtari në sezonin 2017- 2018 për të shkuar te Luftëtari. Më pas në 2019-ën u rikthye sërish në Vlorë ku luan vetëm pak ndeshje me ekipin e Ilir Dajës. Më pas ai u largua drejt Anglisë. Liçaj ka qenë në Vlorë edhe në sezonet 2008-2012 dhe 2013-2014. Për t’u theksuar është fakti se vlonjati e ka veshur katër herë fanellën e Flamurtarit dhe tri herë atë të Luftëtarit.

Në Gjirokastër, Liçaj ka qenë në sezonet 2013-2014, 2015- 2017 dhe në vitin 2018. Më pas ai ka qenë pjesë edhe e Apolonisë, Skënderbeut, si dhe Bylisit. Në moshën 32- vjeçare, Lejdi Liçaj duket se ka vendosur të emigrojë në Angli për një jetë më të mirë, ndoshta edhe për të vijuar karrierën sportive. Në Angli Liçaj është takuar me ishportierin e Flamurtarit, Klodian Xhelili, i cili me shumë mundësi është një mbështetje për të, por mund të ketë qenë edhe një shtysë për ta tërhequr jashtë vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026

Formacionet zyrtare/ Franca me “artilerinë e rëndë” në sulm, Maroku pa yllin e ekipit nga minuta e parë!

21:18 / July 9, 2026

“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan

20:18 / July 9, 2026

Botërori 2026/ Akuzat e Egjiptit për favorizim të Argjentinës, Collina: Askush s’ndërhyn te arbitrat, as Infantino

16:21 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.