Kanali Anglez është rruga e artë për emigrantët që duan një jetë në Britaninë e Madhe. Një ngjarje a pazakontë ka ndodhur, teksa 50 emigrantë që ndërmorën kalimin e rrezikshëm me gomone kanë refuzuar ndihmën nga roja bregdetare franceze. Ata shmangën tentativën për shpëtim nga marina franceze duke thënë: “Ne duam vetëm ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar!”.
Gomonia e mbushur me emigrantë u pa për herë të parë pranë Boulogne pak para agimit. Kapiteni francez u dëgjua të thoshte në radio: “Ne i pyetëm emigrantët në gomone nëse kanë nevojë për ndihmën tonë. Ata më thonë se duan vetëm ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar. Por janë shumë të axhituar në gomone”. Pavarësisht se gomonia ishte ende në ujërat franceze, “Ranger” doli nga porti i Dover për t’i marrë.
Në një operacion që zgjati dy orë, ‘Ranger’ lundroi përgjatë bregut të Kentit për të transportuar emigrantët më pas në Britani. Adam Holloway, një deputet konservator në komitetin e Punëve të Brendshme, i tha Sun: “Nuk jam i befasuar që emigrantët u thanë francezëve se ku donin të shkonin. Ata e dinë se nëse do të merren nga Britania, do të kalojnë vite duke pritur që të shqyrtohet çështja e tyre e azilit dhe prej asaj kohe do të jenë stabilizuar me jetën e tyre këtu”.
i.