Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Emigrantët në Gjermani, DW: Një nga katër vetë janë refugjatë, vendin e parë e zë…

14:36 / April 22, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrante shqiptare debim 500x304 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vitin 2022 në Gjermani jetonin 20,2 milionë vetë, që ose kishin emigruar vetë ose i kishin të dy prindërit emigrantë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave kjo shifër është 6.5 për qind më e lartë se në vitin 2021.

Si rezultat përqindja e emigrantëve të brezit të parë dhe të dytë në popullsinë e Republikës Federale të Gjermanisë u ngjit nga 23 përqind në 2021 në 24,3 përqind vitin e kaluar. Sidomos ardhja e refugjatëve nga Ukraina, Siria dhe Afganistani bënë që kjo përqindje e popullsisë të rritet, njofton Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden.

Përqindja në popullsi e të emigruarve drejtpërdrejt u rrit me 7.3 për qind duke kaluar numrin e atyre që kanë lindur në Gjermani si pasardhës prindërish emigrantë, të cilët përbëjnë 4 përqind të popullsisë.

Bazë për këto shifra është mikrocensusi i fundit. Ai është një anketim statistikor, që ndryshe nga regjistrimi i madh i popullsisë kryhet në intervale më të shkurtra dhe në sondazhe më të vogla. Si njerëz me histori migrimi Zyra Federale përcakton personat, që kanë emigruar vetë në Gjermani që prej vitit 1950 – i ashtuquajturi brezi i parë – si dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, të quajtur edhe brezi i dytë.

Më shumë migrantë meshkuj se femra

Rreth tre të katërtat e 20,2 milionë njerëzve me histori migracioni kanë erdhur vetë në Gjermani që nga viti 1950. 4,9 milionë vetë janë pasardhës të drejtpërdrejtë të këtyre emigrantëve. Në pjesën mashkullore të popullsisë përqindja e emigrantëve ishte pak më e lartë me 24,8 për qind sesa tek gratë me 23.8 për qind. Me një moshë mesatare prej 29.9 vjeç ata që emigruan pas vitit 2013, janë dukshëm më të rinj se popullsia pa sfond emigracioni, mosha mesatare e së cilës është 47 vjeç.

Në periudhën prej vitit 2013 shumica e emigrantëve, me 16 për qind, kanë ardhur nga Siria. Rumania pason me shtatë për qind dhe Polonia me gjashtë për qind. Ukraina është në vendin e katërt me një pjesëmarrje prej pesë përqind, megjithëse sipas Zyrës Federale ukrainasit, që emigruan vitin e kaluar, nuk janë përfshirë ende plotësisht në mikrocensus.

Arsyet më të rëndësishme të imigrimit në periudhën prej vitit 2013 ishin arratia, azili dhe mbrojtja ndërkombëtare me një përqindje prej 27,9 për qind. Më pas me një kuotë prej 24,2 për qind vinte imigracioni për arsye punësimidhe bashkimi familjar me 23.9 për qind. Pak më shumë se tetë për qind e të emigruarve që nga viti 2013 kanë ardhur në Gjermani kryesisht për studime ose trajnime dhe kualifikime të mëtejshme.

Më shumë njerëz me sfond migracioni

Përqindja e njerëzve me sfond migracioni në popullsinë gjermane është edhe më e madhe.

Vitin e kaluar ishin 28,7 për qind ose 23,8 milionë vetë. Sipas përkufizimit të Entit Federal të Statistikave një person ka sfond migrimi, nëse ai ose të paktën njëri prind nuk ka lindur me shtetësi gjermane./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.