Një grup me emigrantë kanë vërshuar drejt brigjeve britanike nga Franca, falë edhe kohës së mirë. Gjashtë varka të mbushura me burra, gra dhe fëmijë u nisën nga plazhet e Gravelines, midis qyteteve Calais dhe Dunkirk, në Francën Veriore.
Ajo që ka tërbuar më shumë britanikët janë pamjet që vijnë nga pika e nisjes, ku oficerë të policisë franceze qëndronin aty pranë pa lëvizur, duke bërë fotofrafi teksa varkat niseshin. Sipas “The Sun”, një prej gomoneve edhe u shoqërua në La Mansh nga autoritetet franceze.
Viti 2025 pritet të jetë një ndër më të ngarkuarit për sa i përket kalimeve ilegale përmes Kanalit. Deri tani, mbi 13 000 persona kanë arritur në Britani me varka të vogla – një rritje prej 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rekordi më i lartë mbetet viti 2022, me 45 755 kalime.