Emigrantët zgjedhin që festat e fundvitit, ti festojnë pranë familjeve në atdhe. Ka fluks në Portin e Vlorës, ku kanë mbërritur rreth 800 persona me dy tragete nga Italia. Sipas shefit të përpunimit të trageteve në port, Festim Skëndaj fluksi pritet që të vijojë edhe në ditët e ardhshme referuar edhe prenotimeve. Fluks ka edhe në Portin e Durrësit.
“Sot kanë mbërritur rreth 800 pasagjerë me dy tragetet e linjës, me rreth 120 mjete. Dje vazhdon se fluksi kështu ka qenë. Në datën 25 që ka qenë festa e Krishtlindjes, ka qenë dita me fluksin më të madh. Kanë mbërritur rreth 150 pasagjerë.
Shpresojmë që të vazhdojë fluksi deri me datën 31 se për gjithmonë për Vit të Ri bashkatdhetarët zgjedhin ta festojnë në vendlindje. Janë marrë masat për pritjen e pasagjerëve, siç e shihni nuk ka vonesa. Nga fundjava janë rreth 3 mijë mbërritje, 500 janë larguar. Vjet ka qenë situatë tjetër, sivjet ka më tepër lëvizje”, tha ai.