Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Emigrantët shtojnë fluksin për karta të reja identiteti, Voda: Mos e lini për ditën e fundit

13:04 / June 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karta identiteti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda i bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë javë para nisjes së sezonit turistik për të aplikuar për kartat e reja të identitetit për të shmangur kështu fluksin që krijohet me ardhjen e emigrantëve.

Voda ishte bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj në zyrat e aplikimit në njësinë nr.1 dhe nr. 2 në Tiranë. ““Një thirrje unë do të kisha për të gjithë qytetarët e Tiranës, por jo vetëm, edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë: Ju lutem, ejani dhe aplikoni në zyrat e reja të hapura nga ALEAT në bashkëpunim me bashkitë në vendbanimet tuaja, pasi shërbimi është tepër cilësor! Ju do ta merrni atë në një kohë rekord. Keni punonjësin e Shërbimit të Gjendjes Civile pranë për çfarëdo lloj problematike, kartat e reja kanë elemente sigurie më shumë, ato nevojiten për të përfituar shërbimet si në institucionet publike, ashtu edhe në ato jopublike. Por mos të harrojmë që kemi edhe një proces zgjedhor përpara, pavarësisht shtyrjes së afatit me vendimin e Qeverisë. Aplikimi për karta të reja sigurisht që është një vlerë e shtuar, por do të shmangë edhe përplasjen që do të kemi ndoshta edhe me fluksin e madh gjatë sezonit veror për shkak të emigrantëve që do të vijnë, studentëve që kthehen, por edhe aplikimit që do të fillojë për pasaportat biometrike”, tha Voda.

Zv.ministrja u shpreh se zyrat e reja kanë krijuar kushte më të mira që shmang radhët dhe shpejton aplikimin.

“Jemi në zyrat e aplikimit për kartat ID dhe pasaporta biometrike të Njësive 1 dhe 2 këtu në Tiranë. Janë zyra të reja, të inauguruara disa kohë më parë edhe nga Kryetari i Bashkisë, të hapura në bashkëpunim me ALEAT dhe Ministrinë e Brendshme, Shërbimin e Gjendjes Civile. Më vjen mirë sot teksa shoh që kemi një fluks qytetarësh, të cilën vijnë dhe aplikojnë kryesisht për karta identiteti. Mjafton t’iu them që kushtet, siç e shikoni edhe vetë janë shumë të mira, shërbimi është shumë cilësor dhe aplikimi për kartë nuk zgjat veçse 3 minuta. Pra edhe ofrimi i shërbimit është shumë i shpejtë”, tha ajo.

karta identiteti Rovena Voda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.