Një emigrant nga Indi ka dhunuar seksualisht një police në Napoli të Italisë. Kjo e fundit tha se sapo kishte mbaruar turnin në një komisariat të qytetit dhe po ecte drejt portit ku kishte parkuar makinën, kur u sulmua.
Ajo deklaroi se kishte armën e shërbimit, por nuk kishte kohë të mbrohej, pasi sulmuesi e goditi shpejt me gur dhe më pas tentoi ta mbyste.
Efektivja u dërgua në spitalin Cardarelli, ndërsa autori u arrestua menjëherë nga karabinierët. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe dhunë seksuale.
I akuzuari për përdhunimin është një 23-vjeçar me precedent penal, i cili qëndronte në mënyrë të paligjshme në Itali.