Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Emigranti tenton të përdhunojë 30-vjeçaren tek hyrja e pallatit, si e shpëtoi komshiu ish-boksier

17:15 / November 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
boksier
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonjëherë nuk i durojmë dot komshinjtë. Ata mund të jenë të zhurmshëm, antipatikë dhe burim problemesh të ndryshme.

Por mund të jenë edhe boksierë profesionistë, dhe atëherë mund të shpëtojnë jetën.

Kjo ka ndodhur në një nga lagjet më të njohura të Romës, jo larg Piazzale Clodio, ku një grua 30-vjeçare i shpëtoi një tentative përdhunimi në apartamentin e saj nga ana e një ukrainasi 36-vjeçar, i sinjalizuar më parë si maniak seksual.

Gruaja po rikthehej nga puna, rreth orës 11 të natës, kur u godit nga mbrapa në korridorin e pallatit nga ukrainasi që filloi ta zhvishte. Por italiania filloi të bërtiste, edhe pse e penguar, duke alarmuar komshinjtë.

Por ndërkohë që disa filluan të merrnin policinë të alarmuar nga zhurma, një prej tyre vendosi të zbriste deri në katin e parë, duke u përballuar me përdhunuesin.

Instrumentet i kishte, ashtu edhe kurajën. Andrea Marcelli kishte një të kaluar si boksier profesionist, sport që kishte lënë mënjanë nga mosha, tashmë 55-vjeçare, por që vazhdon si trajner.

“Kur zbrita pashë një gjigant, të paktën 100 kile, që ndodhej sipër vajzës së dëshpëruar, duke tentuar ta tërhiqte në errësirën e një bodrumi. Aty filloi përleshja”.

Shembulli i ish-boksierit i dha kurajë edhe disa komshinjve të tjerë, që arritën të bllokonin agresorin deri në ardhjen e forcave të policisë, që e arrestuan.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.