Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Emina Çunmulaj tregon sa para dhuron për Shqipërinë

12:23 / December 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5de62dc630f55
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emina Çunmulaj, modelja shqiptare që jeton në SHBA njihet për bamirësitë e shumta që ka bërë në Shqipëri dhe në këto ditë të vështira nuk ka munguar ndihma e saj. Emina po dhuron një shumë goxha të madhe parash për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues. Në një lidhje për emisionin “NIN”, Emina tregoi se dhuron 10 mijë dollarë për popullin shqiptar. Modelja nuk i mbajti dot lotët dhe premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri.

“Unë tani jam në Los Angeles, por jam munduar të bëj sa kam mundur, se e kam për detyrë si Emina dhe e kam si detyrë për gjakun tim shqiptar dhe për popullin që e dua aq shumë. Ne si komunitet në Los Angeles kemi bashkuar 3 konteniera të mëdhenj dhe do nisen për Shqipëri së shpejti. Falenderoj të gjithë ata që kanë dhuruar. Unë mundohem t’i jap njerëzve shpresë se së bashku mund t’i bëjmë të gjitha.

E kam përjetuar shumë vështirë. E kam për detyrë të jem aty, mirëpo e kam pasur vajzën e vogël në spital dhe nuk kam mundur të vij. E ndjej veten shumë keq. Trupin e kam këtu, por zemrën atje. Unë e dua shumë popullin tim, mburrem nga vij. Do mundohem sa më parë të vij të bëj atë që ma thotë shpirti dhe zemra. Personalisht do i jap 10 mijë dollarë fondacionit. Kjo është gjëja më e vogël që mund të bëj. Do bëj dhe një organizim në Los Angeles dhe do mbledh disa fonde”, tregoi Emina e përlotur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Madeira, pushtohet kisha për martesën e Ronaldos me Georginës, por nuk ishin ata në altar…

15:30 / August 9, 2026

Zendaya dhe Tom Holland martohen për herë të dytë!

18:41 / August 7, 2026

Martesë në fshehtësi? Gigi Hadid dhe Bradley Cooper shfaqen me unaza dhe ndezin rrjetin

11:11 / August 6, 2026

Georgina Rodriguez u përgjigjet kritikave për trupin: “Vlera ime nuk varet nga pamja apo mendimet e të tjerëve”

14:31 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.