Kiara Tito ka treguar tek Rudina se si po kalon karantinën duke na zbuluar përmes një fotoje se babai i saj është mjek në Itali dhe po lufton në frontin e parë ndaj COVID-19. E gjithë familja e saj jeton atje.
“Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku i më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt të parë me të infektuarit, me të sëmurët. Ai merret në fakt me pjesën e respiratorëve, është teknik i respiratorëve. Dhe çdo ditë kur shkon në shtëpi, shkon me një mërzitje, me një stres, me një frikë të madhe pasi dihet si është situata atje. Thonë që në këto momente ka rënë pjesa e të infektuarve, por gjithsesi mbetet vërtet ende shumë e rrezikshme dhe jam shumë në merak për tim atë, që është në kontakt me të infektuarit”, u shpreh Kiara. Ajo shtoi se familja e saj jeton në pjesën e veriut të Italisë, që është dhe zona më e rrezikshme atje.
