Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Seman, konkretisht në vendin e njohur si “Ura e Bacinozit”, ku një makinë tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur tre shtetas.
Personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Fierit, ndërsa mjekët bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që pasagjerët kanë marrë dëmtime më te lehta.
Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur shtetasit Sokol Prendushi, drejtues i mjetit, Kristjan Voci dhe Jetnor Hila. Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes për të hetuar rreth shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.