Tre muaj para zgjedhjeve të 30 qeshorit Partia Socialiste vijon me seleksonimin e kandidaturave dhe aktualisht të konfirmuar janë vetëm 20 emra dhe kryesisht në bashkitë kryesore të vendit.
Edi Rama ka këmbëngulur që për kandidaturat e disa bashkive të zhvillohen sondazhe në terren me qytetarët, dhe në këtë mënyrë shmang edhe debatet e brendshme në përzgjedhjen e kandidatëve. Ndoshta arsyeja ka qenë në disa raste kur disa deputetë kanë dhënë garanci për fitoren për kandidatët që kanë propozuar.
Duke parë emrat e konfirmuar duket se edhe disa kandidatura që kanë numër të madh mandatesh si kryetar bashkie nuk do të kenë pengesë për rikandidimin nëse gëzojnë mbështetjen në komunitet që do të sillte fitoren e socialistëve. Dhe kjo vjen pasi kaloi edhe prova e interpretimit në KQZ, se kur nis numërimi i mandateve për kryetarët e bashkive që kanë më shumë se tre mandate kërkohet vetëm mbështetje nga bashkitë respektive që ata të rikandidojnë.
Konkretisht sondazhe po kryhen për kandidatët e bashkive në Gjirokastër, Sarandë, Shkodër e Durrës. Aktualisht PS ka të fituara 36 bashki nga 61 të tilla nga zgjedhjet e 20150-tës, kur socialistët ishin në koalicion me LSI dhe PDIU-në. Objektivi i 30 qershorit është që PS të fitojë në të gjitha bashkitë.
Kandidatët e konfirmuar:
Tiranë Erion Veliaj
Korçë Sotiraq Filo
Pogradec Ilir Xhakolli
Fier Armando Subashi
Vlorë Dritan Leli
Elbasan Gledian Llatja
Kukës Safet Gjici
Berat Ervin Demo
Lezhë Pjerin Ndreu
Prrenjas Nuri Belba
Belsh Arif Tafani
Kamëz Rakip Suli
Librazhd Kastriot Gurra
Tepelenë Tërmet Peçi
Tropojë Rexhë Byberi
Mirditë Ndrec Dedaj
Kavajë Arben Rugija
Kuçovë Sybi Shehu
Himarë Jorgo Goro
Divjakë Fredi Kokoneshi