Policia e Tiranës jep detaje për aksionin e zhvilluar këtë mbrëmje në kryeqytet, në bashkëpunim me Prokurorinë, për goditjen e veprave kriminale në fushën e farmaceutikës, ku në pranga ranë gjashtë presona.
Janë arrestuar shtetasit Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani.
Sipas policisë, të arrestuarit janë administratorë farmacish në Tiranë, 4 prej tyre, një është punonjëse dhe një tjetër dyshohet se ishte dërguesja e mallrave kontrabandë.
Të arrestuarit janë zbuluar pas një hetimi 10-mujor, në kuadër të operacionit të koduar “Përfitimi”, prej ku ka rezultuar se ata shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhës së Covid-19.
