Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Emrat/ Njihuni me 10 deputetët më efektivë dhe ata që nuk flasin asnjëherë në Kuvend!

20:09 / August 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kuvendi 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ka disa deputetë që janë efektivë në Parlament me punën e tyre dhe janë kryesisht ata që vijnë nga qarqe akademike dhe me përvojë politike, ndërsa të tjerë që vijnë kryesisht nga biznesi janë shumë më pak efektivë.

Dhjetë deputetët më efikase përgjatë sesionit të fundit parlamentar (janar-gusht), janë deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysa e cila renditet e para me 72 pikë, e ndjekur nga Myslim Murrizi, Ilir Beqaj, Ermonela Felaj dhe Rudina Hajdari me nga 62 pikë, Arben Ahmetaj me 60 pikë, Antoneta Dhima me 58 pikë, Englantina Gjermeni me 56 pikë, Blerina Gjylameti me nga 53 pikë, si dhe Ulsi Manja e Ervin Bushati me nga 52 pikë.

Sipas raportit të Institutit të Studimeve Politike, deputetja Hysi është e shkëputur nga deputetët e tjerë në vlerësim, kurse diferencat midis deputetëve të tjerë janë minimale. Nga dhjetë deputetët më efektivë në parlament, tre prej tyre, Ermonela Felaj, Arben Ahmetaj dhe Ulsi Manja janë njëherësh edhe kryetarë të komisioneve parlamentare. Nga 10 deputetët më efektivë, 6 prej tyre janë gra deputete dhe 4 të gjinisë tjetër.

Tek lista e deputetëve më pak efektivë vijojnë të jenë të njëjtët emra si edhe në raportimet e monitorimeve të kaluara të legjislaturës parlamentare, – biznesmenët Sadri Abazi, Lefter Koka, Tom Doshi, Luan Harusha, si dhe deputetja e zgjedhur në emër të PDIU më 2017 në Dibër, Reme Lala.

Lista 1

Krahas tyre, ka një grup prej 22 deputetësh që nuk kanë folur asnjëherë në Parlament, duke ngritur dhe ulur vetëm kartonët dhe normalisht duke marrë pagën.

Në listë bëjnë pjesë kryesisht deputetë të rinj të ardhur rishtas në parlament dhe pa përvojë parlamentare, por bie në sy dukshëm ekzistenca në listë e disa deputetëve me më shumë se dy mandate parlamentare, të cilët bëjnë pjesë tek “të heshturit” në parlament gjatë 2019. Të tillë janë sidomos deputetët Tom Doshi e Lefter Koka, Ylli Shehu e Anduel Xhindi, Paulin Sterkaj e Andrea Marto, si dhe “prurjet” e reja të PS më 2017, deputetët Rrahman Rraja e Ilir Ndraxhi dhe Gjetan Gjetani.

Nga deputetët e rinj të ardhur gjatë pranverës në Parlament gjenden kryesisht emra pa përvojë parlamentare, por me përvojë në partitë e vogla politike ose në angazhime të tjera ekzekutive dhe publike. Midis emrave bën pjesë edhe deputeti Adriatik Alimadhi, i cili ka pasur një replikë në parlament, por që zyrtarisht figuron si deputet pa fjalime në Parlament.

Lista 2

10 deputetët flasin kuvend tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.