Hansi Flick firmosi kontratën deri në 2026, në shtëpinë e Barcelonës dhe tashmë ka nisur punën për të ndërtuar ekipin për sezonin e ri. Dhurata e parë për teknikun gjerman pritet të jetë një mesfushor, dhe se emri i parë në listën e dëshirave është Kalvin Phillips. Mesfushori britanik do të rikthehet te Man.City, pasi i përfundoi huazimi tek West Ham, por Phillips nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiola-s, për këtë arsye do të është në merkato. Klubi blaugrana është gati ta marrë në huazim, gjithnjë nëse nuk del ndonjë klub që të paguajë 30 milionë euro, aq sa City vlerëson kartonin e tij.
Flick nis punën te Barcelona, dhurata e parë për teknikun gjerman pritet që të jetë një mesfushor
1 Min Read