Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Protesta për “TikTok”-un, “blindohet” hyrja e Kryeministrisë

22:29 / March 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryeministriaaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një natë para protestës së opozitës të thirrur për vendimin e qeverisë për ,bylljen e rrjetit social “TikTok” në Shqipëri, hyrja e Kryeministrisë është izoluar.

Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” shihet qartë që një grup punonjësish po punojnë për përforcimin dhe izolimin e tendës së instaluar në derën kryesore të institucionit qeveritar.

Ajo që nuk dihet është nëse policia ka informacion se protesta e nesërme mund të përshkallëzojë në akte dhune, por nisur nga ajo që paralajmëroi sot kryedemokrati Sali Berisha, pjesëmarrësit pritet të jenë të rinjtë, si shtresa që prekjet nga ky vendim i padrejtë për ta.

Çfarë pritet të ndodhë nesër?

Protesta kombëtare e thirrur nga opozita kundër mbylljes së Tik Tok-ut ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Leja e kërkuar në polici nga organizatorët e tubimit është 2 orë, duke nisur nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Që me nisjen e protestës e deri në përfundim të saj, nga Policia Rrugore do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre.

Në terren do të jenë rreth 1200 efektivë. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.

Si në çdo protestë, të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundërgaz. Përgjatë bulevardit do të vendosen kamera me rezolucion të lartë, për të identifikuar tubuesit e dhunshëm.

Kordoni me efektivë policie para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj do të vendoset një orë para nisjes së protestës. Një pjesë tjetër e efektivëve do të qëndrojnë në godinat e tjera, si Parlamenti, Bashkia e Tiranës apo Ministria e Brendshme nëse nga protestuesit mund të ketë ndonjë marshim të mundshëm.

Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës, si dhe për të mbajtur nën vëzhgim personat që në protestat e mëparshme kanë kryer akte dhune.

Detyrat e lëna nga drejtuesit e policisë për vartësit e tyre janë që të mos provokohen nga protestuesit, si dhe të mbahen nën vëzhgim ata persona që në protestat e mëparshme kanë kryer akte dhune.

blindohet hyrja kryeministrise Protesta TiKTok
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.