Vrasja e policit Afrim Bunjkau nga një grup kriminel në veriun e Kosovës, ka nxitur reagime të shumta në të gjithë botën.
Në sheshin “Times Square” në New York, në ekranin gjigant është shfaqur logoja e policisë bashkë me atë të UÇK-së dhe FSK-së. “Faleminderit heronjve tanë, Policisë së Kosovës. Rroftë Kosova Republikë”, ishte mbishkrimi që ishte vendosur tek fotografia ku shihej logoja e Policisë së Kosovës.
Në fotografinë tjetër ku shihej logo e UÇK-së shkruhej “Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri-Afrim Bunjaku”. Kjo është realizuar nga biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Amerikë, Dren Deva i cili është nga Mitrovica.