Fatmir Jashari, i njohur me pseudonimin “Radari”, quhet autori i dyshuar për plagosjen e dy personave ditën e sotme në Sarandë.
52-vjeçari i shpallur në kërkim është person me precedentë penalë dhe mësohet se më herët është arrestuar 3 herë për vepra të ndryshme penale.
Me profesion peshkatar, ai rezulton i arrestuar në vitin 2000 në Korfuz nën drejtimin e një skafi me të cili kryente “trafik droge”, ngjarje për të cilën u dënua me 2 vjet burg. Po ashtu, në vitin 2009 u arrestua nga policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg marijuanë, por u lirua pas disa muajsh. Kurse në vitin 2013 u kap me 240 kg marijuana në Sorone, Bashkia Konispol.