Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëshmia e Sakicës dhe Troshanit: U dorëzuam pasi jemi pajtuar me Vladimir Bruçin

15:29 / January 23, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkoder 1 750x429 Alban Bruci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbardhur detaje të reja nga vetëdozimi në Policinë e Shkodrës, Samuel Troshani, 25 vjeç dhe Izmir Sakica, 24 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim për dhunimin me sende të forta të Vladimir Bruçit, ngjarje kjo e ndodhur më 3 Qershor të vitit të kaluar në rrugën “Pogej” të lagjes Rus.

Mësohet se aktualisht Troshani dhe Sakica ndodhen në paraburgim, teksa Policia ka bërë veprimet për llogari të ngjarjes që kanë qenë në kërkim dy të rinjtë dhe ata pritet të dalin para gjykatës për masën e sigurisë.

Burime bëjnë me dije se Izmir Sakica dhe Samuel Troshani kanë deklaruar për Policinë, në prani dhe të avokatit të tyre Sokol Tahiraj, se janë vetëdorëzuar lidhur me këtë ngjarje për të dhënë sqarimet dhe pretendimet e tyre. Ata pretendojnë se janë pajtuar me Vladimir Bruçin për konfliktin dhe për këtë arsye janë paraqitur edhe në Polici.

Për dhunimin e Vladimir Bruçit më 3 Qershor, Policia e Shkodrës në ate kohë arrestoi vetëm Edmond Sakicajn, teksa shpalli në kërkim shtetasit Izmir Sakicaj, Samet Halluni, Arlind Kajoshi, Samuel Troshani, dhe Alban Bruçi. Shkaku i konfliktit mes tyre ka qenë për vendparkimin e automjeteve.

Ndërkohë, Samuel Troshani dhe Izmir Sakica kanë qenë në kërkim policor, por pa masë sigurie edhe në lidhje me masakrën me 4 të vrarë të regjistruar pasditen e 30 Tetorit 2024 në afërsi të Dobraçit. Pas atenatit, uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesat e tyre për t’i shoqëruar në Polici për t’i marrë në pyetje rreth ngjarjes, por në atë kohë ata nuk janë gjetur.

Në atentatin e 30 Tetorit humbën jetën vëllai i Ibrahim Licit, Hamza Lici, Arlind Bushati, si dhe dy viktimat aksidentale çifti Bashkim dhe Flutura Basha, të cilët u përplasën nga makina e viktimave teksa udhëtonin me motor. Në automjetin e viktimave dyshohej se ishte i pranishëm edhe Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim prej vitesh, por deri më tani kjo gjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Masakra me 4 të vrarë e Dobraçit po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, për shkak se Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë, pasi dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani dyshohet se kanë qenë të përfshirë dhe në ngjarjen e ndodhur më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe dy vëllezërve Andrea e Aleksandër Prendi.

Gjithsesi, zyrtarisht ata ishin shpallur në kërkim me masë sigurie nga gjykata vetëm për dhunimin me sende të forta të Vladimir Bruçit.

Policinë e Shkodrës Samuel Troshani tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i Ilir Metës, GJKKO nuk lejon transmetimin live dhe daljen nga kafazi

19:58 / June 5, 2026

Arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u kap duke marrë një pako me pjesë armësh të ardhura nga SHBA

13:57 / June 5, 2026

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.