Enca Haxhia, këngëtarja e njohur shqiptare ka disa kohë që po qëndron e distancuar nga muzika. Kohët e fundit, ajo ka zgjedhur të relaksohet në Emiratet e Bashkuara Arabe duke kaluar disa ditë pushimi në Dubai.
Megjithatë, Enca nuk nguron të ndajë me miqtë dhe ndjeksit e saj në rrjet foto të ndryshme nga destinacioni i preferuar.

“Dubai. Sapo arrita në shtëpinë time të dytë”, ka publikuar këngëtarja e njohur në Instastory.

