Vëllezërit e famshëm korçar situata e krijuar nga koronavirusi i ka gjetur në SHBA ku ndodheshin për disa koncerte.
Ata mbajë çdo vit turin e tyre në disa shtete të SHBA-së. Por situata e krijuar ka detyruar të pezullojnë aktivitetin e tyre artistik.
Për “Panorama Plus”, Stefi tregoi detaje nga situata në të cilën ndodhen dy vëllezërit, ndërsa ndodhen larg Shqipërisë .
”C’mund të themi në këtë kohë enigmatike?!Dy koncertet e rradhës në ëashington dhe në Boston u anuluan, edhe pse parashikohej të ishin super full”, tha Stefi. Pyetjes nëse do të kthehen apo do e kalojnë në SHBA këtë periudhë kritike, ai iu përgjigj: “Do të kthehemi edhe ne, se nëse nuk kthehemi do të na duhet të qëndrojmë një muaj këtej”. Pas kthimit, cfarë do të bëjnë në Tiranë? “Nëse situata do të kthehet në normalitet, kemi disa kengë që duhet t’i përfundojmë në studio”, tha Stefi, vëllai më i madh i Endri Priftit.
