Shumë personazhe të njohur të artit dhe muzikës kanë postuar në rrjetet sociale nga përditshmëria e tyre në kushtet e izolimit, herë duke dhënë mesazhe për kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve e herë këshilla si të kalohet koha në izolim.
Një prej tyre është dhe Eneda Tarfia, e cila ka ndarë një video ku ka zbuluar se si kanë krijuar muzikë së bashku me grupin muzikor.
“Ja ç’mund të bëjmë ne muzikantët edhe në kushte shtëpie. @cimidule (guitar) @fatlinddehiri (drums) @francifjerca (bass) @arberkocllari (keyboard) dhe ai qe na bëri bashkë @mariodeda ( piano & studio man) #unërrinështëpi #dotiadalim Love you guys ♥️ @iamflorimumajesi”, ka shkruar Tarifa krah postimit të fundit në Instagram.
