Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Energjia për biznesin, tarifat më të shtrenjta jo vetëm në rajon

21:42 / May 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Energjia ele
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritjet e herëpashershme gjatë viteve të fundit e kanë bërë Shqipërinë një nga vendet me tarifat më të shtrenjta të energjisë për biznesin, jo vetëm në rajon, por edhe krahasuar me vende të zhvilluara. Të dhënat janë bërë publikenga Enti Rregullator i Energjisë.

Sipas Entit, vitin e kaluar çmimi mesatar që bizneset shqiptare paguan për një kilovat/orë energjie ishte 13.1 lekë, pa përfshirë taksat. Kjo, sipas Entit rezulton tarifa e tretë më e lartë në rajon, pas Sllovakisë dhe Maqedonisë së Veriut, ku bizneset paguan rreth 15 lekë për kilovat.

Në të gjitha ekonomitë e tjera të ngjashme, bizneset paguajnë shumë më pak për energjinë sesa në Shqipëri. Sipa ERE-s, në Bosnje-Hercegovinë, Hungari, Turqi, Serbi dhe Kroaci, çmimi i energjisë për bizneset varion nga 8 deri në 10 lekë për kilovat/orë, ose ndryshe deri në 50 për qind më lirë sesa në Shqipëri.

Këto janë çmimet pa përfshirë taksat. Nëse llogariten edhe detyrimet tatimore, që ngarkohen mbi energjinë, atëherë diferencat bëhen edhe më të mëdha. Shqipëria e takson energjinë me 20 për qind Tatim mbi Vlerën e Shtuar, çka e çon çmimin mesatar të energjisë për bizneset vendase rreth 16 lekë për kilovat. Ndërkohë që shumë vende të tjera kanë një regjim më të lehtësuar taksimi mbi çmimin e energjisë.

Veç çmimeve të larta të energjisë elektrike, bizneset në Shqipëri paguajnë më shtrenjtë edhe për karburantin, krahasuar me vendet e tjera fqinje. Kjo krijon një disavantazh jo të vogël, veçanërisht për bizneset shqiptare që punojnë për eksport, pasi energjia është një nga zërat kryesore në kostot e produkteve.

Biznesi energjia larta tarifat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.