I ftuar në ‘Pikat mbi I’, analisti Artur Zheji duke iu referuar disa burimeve tregoi prapaskenat e takimit mes kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, për të arritur një dakordësi mes palëve.
Aliebaj mohon të jetë takuar me ish-kryeministrin duke theksuar se ndarjet për çështje thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe a me takime sekrete por vetëm duke u përballur me të vërtetën.
“Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD. Megjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret.
I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin”, shkruan Alibeaj.