Deputeti demokrat Flamur Noka, ka folur sot në Kuvend në lidhje me opozitën dhe atë që sipas tij përdoret për interesat e qeverisë.
Ai ka akuzuar mazhorancën se ka emëruar një opozitë të cilën e përdor dhe i jep urdhra sa herë të jetë e nevojshme.
“Tani na keni gjetur një fake opozitë, të bravave, i merrni i fshini i lani i hidhni i ricikloni për t’ju shërbyer që të vidhni e të shtypni këtë popull. Këtë keni mision, të varroset demokracia e pluralizmi në këtë vend. Pasi keni kapur çdo gjë, ju kishte ngelur vetëm opozita, ju servilosen dhe i urdhëroni për çdo gjë. opozitë nuk emëroni e caktoni dot, e cakton vota jo ju, na keni sjellë për të miratuar 2 komisione të propozuar nga Enki, Bardhi e Jorida. Kjo opozitë a i ka 59 deputetë, po me kë jeni konsultuar, me 3-4 sejmenët tuaj? A e dini që nuk ju hap derën askush veç zyrës që i keni caktuar ju? Ju bëni ç’të doni me ta. Gjithë populli opozitar nuk është për Pazar me ju. Ku ju çon mushka me këtë histori? A e bëtë një komision për inceneratorët? Iu bë lavazh Ahmetajt dhe Ramës. A ishte komisioni i zgjedhjeve, i vjedhjes së votave në prill? Ku shkoi komisioni i reformës zgjedhore?”, është shprehur Noka.
