Këngëtari i njohur Enrique Iglesias bën të ditur se ka humbur njerkun për shkak të koronavirusit.
Bëhet fjalë për biznesmenin spanjoll 83- vjeçar Carlos Falco që virusi i shkaktoi një pneumoni të rëndë.
“Po kalojmë kohë të vështira nga kjo emenrgjencë që ka njerëz, shumë persona, përfshirë edhe familjen time. Është koha të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të vetëdijshëm për të dashurit tuaj. Ju dërgoj një përqafim shumë të madh dhe shpresoj t’ju shoh shumë shpejt. Kurajo!-shkruan këngëtari i njohur në Instragram.
