Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Epidemia e gripit, Koçiu: Mënyra më efikase është vaksinimi

18:45 / January 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1737559607x474901592 18484064395040072 8002435345384021447 n 755
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka mbledhur sot strukturat në lidhje me masat për të përballuar epideminë e gripit në vend. Në një postim në Facebook, ministrja Koçiu theksoi se vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi. Sipas saj strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend dhe vaksinimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.

“Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi. Strukturat shëndetësore janë në gatishmëri duke kryer: Monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend; Vijimin e vaksinimit falas kundër gripit për grupet e rrezikuara; Ndërgjegjësimin e qytetarëve për ndjekjen e rekomandimeve për minimizimin e transmetimit dhe parandalimin e virozave të stinës; Përforcimin e survejancës për infeksionet respiratore në mbrojtje të shëndetit publik. Parandalimi fillon me një veprim të thjeshtë: vaksinimin. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj! #ZgjidhJetënVaksinohu”, shkruan Koçiu.

Epidemia e gripit po shkon drejt kulmit të saj. Forma agresive e tipit A është përhapur në të gjithë vendin, duke prekur të mëdhenj e të vegjël. Mbi 19 mijë persona në javë raportohen më grip nga Instituti i Shëndetit publik, por shifrat e sëmundshmërisë në popullatë janë shumë më të larta. Mjeket bëjnë thirrje për kujdes, pasi shkakton forma të rënda dhe qëndrim në shtëpi për të mos përhapur infeksionin.

Koçiu vaksinimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abilekaj ia thotë troç Salianjit: Nëse nuk merrni dot përgjegjësi si opozitë, më mirë ikni fare!

22:59 / November 17, 2025

Protesta e PD, Curri debat me Boçin: “Ju Ramën nuk e rrëzoni dot, duhet të prisni degët”

22:20 / November 17, 2025

Nëntori i Braktisjes së Berishës

22:00 / November 17, 2025

Spahiu: Çdo protestë e dështuar e Berishës, forcon pushtetin e Edi Ramës

21:00 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.