Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Epidemiologu: Në disa zona në Tiranë, imuniteti i tufës është në arritje e sipër

09:07 / December 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mjeku Ilir Alimehmeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, komentoi në Dita Jonë në A2 situatën aktuale të pandemisë në Shqipëri, por edhe variantin e ri të Covid-19 që u konstatua fillimisht në Britaninë e Madhe.

Epidemiologu u shpreh se në disa zona në Tiranë, imuniteti i tufës është në arritje e sipër dhe këtë e komentoi si një faktor që ka ndikuar në rënien e rasteve të reja. “Duket se në disa grupmosha të caktuara dhe në disa zona të caktuara, imuniteti i tufës është në arritje e sipër. Përgjithësisht janë mosha të reja dhe disa zona të caktuara në Tiranë. Automatikisht, kjo sjell edhe ulje të rasteve të reja. Megjithatë, nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë, pasi nuk ka një studim në Shqipëri, por duhet bërë patjetër. E dyta, shohim rënie drastike të pozitivitetit të testimeve”, tha Alimehmeti.

Sa i përket variantit të ri të Covid-19, i cili u evidentua për herë të parë në Britani, epidemiologu theksoi se lajmi i mirë është se deri tani nuk kemi riinfektime të personave që e kanë kaluar koronavirusin.

“Skuadrat angleze janë goxha të forta në këtë hetim që po bëjnë. Megjithatë, ne i bazohemi vëzhgimeve. Fakti është se ka nisur atje në shtator dhe tashmë jemi në dhjetor dhe kjo është shqetësuese. Nuk ka pasur klinikë më të keqe, nuk pati vdekshmëri më të madhe. Pas njoftimit u mbyllën shtetet, por me vonesë. Komunikimi është pikë shumë kyçe. Varianti nuk bën ndonjë çudi. Aktualisht, po studiohet nëse vaksina do të jetë efektive ndaj këtij varianti. Deri në këtë moment, nuk kemi riinfektime me variantin e ri të personave që e kanë kaluar koronavirusin dhe kjo tregon se nuk kanë shumë ndryshim”, tha Alimehmeti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.