Trajneri Silvinjo vendosi të surprizonte me formacionin titullar në duelin ndaj Andorrës, duke hedhur në fushë një Shqipëri me shumë forca në sulm. Duket se këto zgjedhje i dhanë të drejtë brazilianit, teksa kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 2-0.
Ajo çka përbën më së shumti lajm është ulja në stol e Jasir Asanit. Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në epokën “Silvinjo”, që 29-vjeçari të mos aktivizohej nga minuta e parë.