TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Pioli: Jemi të parët sepse e meritojmë, por…

15:11 / May 21, 2022

Policia ngatërron të arrestuarin, çon dikë tjetër në gjykatë

14:53 / May 21, 2022

VIDEO / Mori vesh që i dashuri e tradhtonte, gruaja hakmerret në Ibiza

14:25 / May 21, 2022

Thomas Strakosha do të vazhdojë karrierën në Premier League

14:23 / May 21, 2022

Anthony Albanese fiton zgjedhjet federale të Australisë

14:16 / May 21, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
ShowBiz

Era Rusi nis bashkëjetesën me partnerin e saj

19:20 / May 8, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë të mediatizuar sa i përket karrierës së saj, por hermetike për jetën private. Flasim për Era Rusin, që mund të themi pa frikë se është ndër personazhet që deri më sot është shfaqur gjithnjë vetëm. Këngëtarja e talentuar, megjithatë, duket se e ka gjetur dashurinë.

Në media ajo ka folur vetëm pak kohë më parë, duke zbuluar se në fakt nuk është single. Edhe pse totalisht në terr mediatik, Era po jeton një histori të bukur dashurie, që tashmë po shijohet edhe në bashkëjetesë. Artistja dhe partneri i saj prej disa vitesh kanë nisur tashmë edhe bashkëjetesën, duke e konsoliduar kështu marrëdhënien e tyre.

I dashuri i saj është një personazh që nuk i përket fushës së medias, ndaj edhe këngëtarja ka preferuar ta mbajë identitetin e tij sa më diskret, duke mos dashur të publikojë foto me të. Madje jo vetëm kaq, por ajo është kujdesur edhe në daljet që të dy kanë së bashku, duke mos rënë ‘pre’ e fotove paparace.

Megjithatë, miqtë flasin se kjo dyshe është më e dashuruar se kurrë dhe se e shijojnë pafund këtë histori larg syrit të kureshtarëve. Era Rusi ishte e ftuar në “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi aktivitetet e shumta muzikore, si dhe të rejat nga jeta personale.

Kur bëhet fjalë për jetën private, Era gjithnjë i ka kursyer deklaratat, e sipas saj, kjo e ka ndihmuar që publiku të krijojë një imazh tjetër për të. Në bisedë e sipër, gazetarja këmbënguli dhe vazhdoi ta ngacmonte, derisa Era pranoi se kur bëhet fjalë për dashurinë, është shumë ëndërrimtare, ndaj edhe preferon të presë.

“Unë besoj te ajo gjëja që zgjat përgjithmonë dhe jam pak natyrë ëndërrimtare kur vjen puna te dashuria. Në një marrëdhënie, nuk jam ajo grifsha që transmetoj në skenë, jam komplet ndryshe”, përfundoi ajo.

Në një intervistë për “Jo vetëm Modë”, u përpoq të mos u përgjigjej pyetjeve për jetën e saj sentimentale, por la të kuptohej se do të martohej së shpejti.

“Mendoj që nëse e nis ta bësh atë gjë, pastaj media nuk do dijë të ndalet, kështu që jam munduar që gjithmonë ta mbaj jetën time personale sa më larg kamerave, edhe për ta ruajtur. Natyrisht që do vijë një moment kur do ta ndaj edhe unë, se nuk është se fshihem, por kur të martohem, do ta them, do të të ftoj. Do ta merrni vesh. Nuk do të martohem në fshehtësi, kjo është e sigurt”, tha ajo, duke paralajmëruar kështu edhe dasmën e saj të afërme.

bashkejetese Era Rusi partneri
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Agron Llakaj flet për raportet e prishura me Altin Bashën dhe aktoren shqiptare që ka qenë ‘i fiksuar’

11:28 / May 21, 2022

“A u ribashkove me Borën?”, Agron Llakaj vë në siklet Donaldin

08:40 / May 21, 2022

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

23:59 / May 20, 2022

Rikthehet Tuna!

23:48 / May 20, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Policia ngatërron të arrestuarin, çon dikë tjetër në gjykatë

14:53 / May 21, 2022

Kush janë 2 prej të arrestuarve të “spiunuar” nga Dumani që nuk kanë para për avokat

14:11 / May 21, 2022

U plagos gjatë shkëputjes së ashensorit në QSUT, humb jetën e moshuara

13:56 / May 21, 2022

“Gratë e vajzat kryevepër, burrat për t’mos t’i parë!”/ Rama leksione vlonjatëve

13:24 / May 21, 2022
Te fundit

Pioli: Jemi të parët sepse e meritojmë, por…

15:11 / May 21, 2022

Policia ngatërron të arrestuarin, çon dikë tjetër në gjykatë

14:53 / May 21, 2022

VIDEO / Mori vesh që i dashuri e tradhtonte, gruaja hakmerret në Ibiza

14:25 / May 21, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.