Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Era Rusi: Suksesi më i madh i jetës do të jetë dita kur të bëhem nënë

22:42 / May 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Era Rusi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Era Rusi, këngëtarja që ka bërë për vete publikun me zërin e saj unik, e ftuar mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë”, foli për sakrificat që i është dashur të bëjë për të arritur këtu ku është sot. Këngëtarja kujtoi kohën e qëndrimit në Greqi dhe arsyen përse vendosi të kthehej në vend.

“Edhe pse kam fituar nje bursë për të vazhduar studimet në “Brooklyn College of Music” nuk shkova kurrë sepse kisha aq shumë mall sa mendoja se çfarëdo lloj suksesi të mund të arrija, brenda meje do të isha një njeri bosh, i varfër shpirtërisht. Aty kuptova që suksesi i madh është jeta dhe jo karriera.“, tha Era.

Këngëtarja shtoi më tej se ende nuk e ka arritur suksesin më të madh të jetës, pasi siç theksoi ajo, do të jetë dita kur të bëhet nënë për herë të parë. “Pasi fitova një kompeticion të rëndësishëm, kur ikën të gjithë dhe mbeta vetëm, kuptova që nuk kisha njerëzit që më donte shpirti për të festuar. Kështu që një largim drejt Amerikës do më vriste mua dhe familjen.

Mendoj se kam akoma për të bërë dhe mendoj se suksesi më i madh i jetës time do të jetë kur të bëhem nënë. Nuk e kam arritur akoma suksesin tim më të madh.“, tha Era. Sakaq, Era i dedikoi disa fjalë të ëmbla prindërve të saj live në emision.

“Mami dhe babi, gjithmonë kam folur për ju. Asnjëherë nuk i jam drejtuar një kamera drejtpërdrejt por ju e dini që ju dua shumë. Bashkë kemi sakrifikuar shumë, jeni shumë të lumtur për arritjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për arritjet tuaja, që keni rritur dy vajza të mrekullueshme. Uroj që sa më shpejt t’ju bëj me një nip ose mbesë.“, tha Era.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026

Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

18:20 / September 7, 2026

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

13:14 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.