E ftuar në emisionin e “Diell” këngëtarja Era Rusi ka folur rreth jetës së saj. Gjatë intervistës Era u ndal dhe tek jeta private ku tregoi se ish-partneri e ka tradhtuar dhe ajo e kishte zbuluar nga një mesazh në telefonin e tij.
Meqë telefoni i saj ishte djegur i kishte kërkuar telefonin partnerit për të folur me kolegët dhe ndërkohë që partneri nuk ishte aty në telefonin e tij kishte ardhur një sms “faleminderit” .
Ajo nuk kishte reaguar dhe nuk e kishte pyetur partnerin lidhur me këtë sms, më vonë kur Era kishte përdorur përsëri telefonin e tij kishte vënë re se të gjitha sms-ët e tjera ishin ndërsa sms-ja që kishte ardhur në fillim që asaj i kishte bërë dhe përshtypje mungonte.
“A mund të më tregosh ti pse u fshi ai mesazh” : pyeti Era në fund duke lënë të kuptohet se ajo ishte tradhtuar.
