Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka kryer ditën e sotme një vizitë pranë familjes Avdia në Tiranë, së cilës iu nda nga jeta vogëlushja 7-vjeçare në plazhin e Potamit.
Për mediat, Nano ka kërkuar që të mos keqkuptohet vizita e tij pasi ndodhet aty si prind e si qytetar. Po ashtu, ai ka falenderuar familjen e cila sipas tij nuk ka mbajtur ngjyrime të caktuara duke i lënë mënjanë.
‘Nuk dua të keqinterpretohet vizitia ime këtu, erdha si prind e si qytetar. I mirëkuptoj e falenderoj që ngjyrime të caktuara i kanë lënë mënjëanë e janë duke vuajtur atë që çfarë ka ndodhur.’- u shpreh Nano.
