Hasan Pasha/
Erdhëm në krye të Bashkisë Mat si shërbëtorë të qytetarëve…!
Tri vite më parë, me votën e zgjedhësve të Bashkisë Mat, drejtimi i kësaj njësie vendore iu besua Agron Malajt.
Mijëra matjanë, edhe pse të trysnuar nga opozita e rrugës dhe vandale, vendosën të shkojnë masivisht pranë qendrave të votimit, me besim se 8 Njësitë e tjera Administrative, do të kenë në krye një drejtues të aftë, të pakorruptuar, korrekt, punëtor dhe komunikues me çdo qytetar.
Brenda tri viteve Mati ynë po ndryshon dita-ditës. Kudo, nga malësitë e Derjanit deri në Selixën e largët po punohet në ujësjellësa, kanale vaditëse, rrugë, shkolla, kopshte, çerdhe, ndriçim, gjelbërim, pastrim, terrene sportive, etj, etj.
Shembulli më domethënës është qyteti i Burrelit, i kthyer në kantier ndërtimi, me qendër bashkëkohore, me lulishte moderne, me terrene sportive cilësore, me shkolla, çerdhe e kopshte evropiane, me rrugë, trotuare, ndriçim e sinjalistikë si qytetet e përparuara.
Në zyrat e bashkisë nuk gjen më sekserë e matrapazë që vendin e punës e kishin për të mbushur xhepat dhe për t’i shërbyer subjektit politik nga vinin. Kudo është kthyer rregulli, zbatimi i ligjit, normaliteti.
Tërmeti, pandemia, situata globale e vështirësuan disi situatën, por kryebashkiaku dhe specialistët kanë qenë pranë çdo banori, pranë atyre me aftësi të kufizuara, afër pensionistëve dhe kujdo që ka patur nevojë për ndihmën e Bashkisë Mat.
Ndryshimet janë të mëdha, të prekshme, të dukshme. Me siguri edhe vitin e fundit të mandatit ato do të vijojnë me të njëjtin ritëm…!