Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Erdogan ankohet në Këshillin e Lartë Zgjedhor, kërkon rivotim për Stambollin

23:37 / April 9, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zgjedhjet ne turqi fiton erdogan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Erdogan nuk tërhiqet nga beteja për Stambollin. Partia e tij dorëzoi në Këshillin e Lartë Zgjedhor kërkesën zyrtare për ripërsëritjen e zgjedhjeve lokale në qytetin më të populluar të Turqisë. Depozitimi i kërkesës për rivotim u dorëzua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim pasi javën e kaluar, Këshilli i Lartë Zgjedhor turk refuzoi rinumërimin e plotë të votave në Stamboll, por u vendos një rinumërim i pjesshëm.

“Ne jemi ende të bindur se ka pasur ngjarje që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve dhe ne kërkojmë rinumërimin e tyre në Stamboll”, tha Ali Ihsan Yavuz, Nënkryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Rezultatet ende të pashpallura zyrtarisht tregojnë se në Stamboll ka fituar Ekrem Imamollu, kandidat i opozitës në zgjedhjet lokale të 31 Marsit. Ai kryeson me një diferencë tepër të ngushtë ndaj Binali Jëlldërëmit, krahut të djathtë të Erdoganit, me rreth 0.3%.

Partia e Erdoganit pretendon për shumë parregullsi që kanë çuar në tjetërsim të rezultatit real. Ndër to përmendet edhe rasti i mbi 11 mijë votuesve, të cilët janë regjistruar si banorë të lagjes periferike Bujuk-çekmeçe, pak javë para zhvillimit të zgjedhjeve. Erdogan dhe kandidatët e partisë së tij kanë qeverisur Stambollin prej 1994-s.

Erdogan kerkon rivotim stambollin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.